Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka pësuar një rupturë të sindesmozës me dëmtim të lehtë të ligamentit deltoid, ka bërë të ditur Diario AS, pas testeve mjekësore të kryera pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut.
Sipas të njëjtit burim, trajtim i plotë kërkon dy javë mobilizim dhe nga gjashtë deri në tetë javë rehabilitim, në varësi të ritmit të rikuperimit.
Stafi mjekësor i PSG-së do të vazhdojë ta monitorojë gjendjen e tij, pasi Hakimi duhet të vlerësohet për pjesëmarrjen në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON).
Lëndimi ndodhi gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, ku PSG mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga Diaz.