Hansi Flick i lodhur, pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit

Pas spekulimeve për transferimin e mundshëm të Harry Kane te Barcelona, klubi katalanas po përballet me një tjetër çështje të rëndësishme – atë të mundësisë së largimit të trajnerit Hansi Flick në fund të sezonit.

Sipas mediumit spanjoll “Diario ABC”, trajneri gjerman, 60-vjeçar, ka shprehur prej muajit shtator dëshirën për t’u larguar, duke u ankuar se “është shumë i lodhur”. Këtë ndjenjë, Flick thuhet se e ka ndarë edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik.

Flick mori drejtimin e Barcelonës në verën e vitit 2024 dhe ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, por sipas raportimeve, disa faktorë po e shtyjnë drejt dorëheqjes.

Ndër to përmenden mungesa e fokusit të lojtarëve, përkrahja e kufizuar nga drejtuesit e klubit dhe tolerimi i sjelljeve të superyllit të ri, 18-vjeçarit Lamine Yamal.

Nëse këto zëra rezultojnë të vërtetë, Barcelona mund të përballet me një tjetër krizë pas vetëm një sezoni me Flick në krye të skuadrës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika