Interi ka vazhduar me fitore në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke regjistruar fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura.
Të mërkurën mbrëma, “Nerazzurrët” triumfuan ndaj Kairat Almaty me rezultat 2:1.
Për Interin shënuan Lautaro Martinez dhe Carlos Augusto, ndërsa golin e vetëm për skuadrën nga Kazakistani e realizoi Ofri Arad.
Pas kësaj fitoreje, Interi renditet në vendin e tretë me 12 pikë, të barabarta me Bayern Munich dhe Arsenalin.
Kairat Almaty mbetet me vetëm një pikë, në pjesën e poshtme të tabelës.