Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Një përplasje ka ndodhur në mes të ish-drejtorit për Gjeodezi në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala dhe analistit Imer Mushkolaj në 'Debat Plus' për rastin "Lushtaku". Sipas analistit Mushkolaj, ka interes të madh publik për të ditur se çfarë ka ndodhur në këtë ngjarje, ndërsa Shala ka thënë se pa u treguar e vërteta e ngjarjes nuk duhet të bëhet gjyqi nga mediat

Ramiz Shala - Ish drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Shala ka thënë se e vërteta nuk është thënë akoma, sepse në këtë vend Gjykata kompetente nuk e ka thënë të vërtetën ende.

“Në rastin përkatës me datën përkatëse, ka ndodhur një prej veprave penale e që janë të përfshirë tre qytetarë e dy policë, në raste të tilla mediat janë pasqyra në të cilat duhet të pasqyrohet e vërteta bazuar në fakte”, ka thënë Shala.

Sipas tij, bazuar në raportin zyrtar të Prokurorisë së Shtetit, në 24 orët e fundit, ka shumë raste dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë, dhe siç thotë ai, asnjëri nuk është prezantuar në media.

Ndërsa, për këtë ka replikuar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se Nuredin Lushtaku është person publik, interesi më i madh i mediave është se çfarë ndodh me personat publikë.

Analisti, Imer Mushkolaj

Sipas Mushkolajt, ka interes të madh publik të dihet se çfarë ka ndodhur në këtë ngjarje e jo të relativizohet ngjarja që sipas tij po e bën Shala.

” Zotëri Lushtaku është person publik, lum na që e kemi”, ka thënë Shala duke iu kundërpërgjigjur Mushkolajt.

Ndërsa Mushkolaj ka thënë se Shala nuk është personi kompetent që tregon se çfarë duhet të publikohet në media.

Sepse sipas tij, Shala po e relativizon ngjarjen, duke mos qenë pronar i së vërtetës.

Shala, për policin Enver Smakiqi, ka thënë se ka dhjetra raste në të cilat ka shkaktuar “Bela”, e që sipas tij, nuk duhet të bëhet gjyqi publik pa u ditur e gjithë e vërteta dhe ecuria e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika