Shkolla Finlandeze në CNN për të pestin vit me radhë

Për të pestin vit me radhë, Shkolla Finlandeze tërheq vëmendjen e mediumit prestigjioz amerikan CNN, i cili ndiqet nga mbi 300 milionë shikues në ditë. Edhe këtë vit, CNN ka pasqyruar aktivitetet e nxënësve, të cilët përmes artit dhe kreativitetit kanë dërguar një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e mjedisit.

Këtë herë, vëmendja është përqendruar te ekspozita artistike “Our City, Greener”, ku nxënësit kanë rimagjinuar qytetin e Prishtinës si një hapësirë më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur. Përmes pikturave dhe veprave artistike të krijuara në natyrë, ata kanë shfaqur se si artin mund ta përdorim si mjet për ndërgjegjësim dhe ndryshim pozitiv.

Prej pesë vitesh, aktivitetet inovative të Shkollës Finlandeze janë bërë pjesë e programeve ndërkombëtare të CNN, duke promovuar vlera të qëndrueshmërisë, përfshirjes dhe edukimit holistik. Këto iniciativa pasqyrojnë thelbin e sistemit arsimor finlandez, i cili i mëson fëmijët që në moshë të hershme rëndësinë e kujdesit për natyrën dhe komunitetin.

CNN ka përzgjedhur projektet e Shkollës Finlandeze si ndër më të veçantat në Evropë, duke e bërë Kosovën pjesë të rrëfimeve pozitive që shfaqen përditë në një nga rrjetet televizive më të mëdha në botë. Nxënësit tanë janë vlerësuar për përkushtimin dhe vizionin e tyre për një të ardhme më të pastër dhe më të gjelbër.

E udhëhequr nga parimet e sistemit arsimor finlandez dhe standardet ndërkombëtare të arsimit, Shkolla Finlandeze vazhdon të ndërtojë një mjedis ku fëmijët mësojnë përmes përvojës, lojës dhe krijimtarisë, duke zhvilluar aftësi jetësore për të ardhmen.

Si e vetmja shkollë anëtare e CIS në Kosovë dhe Shkollë Ndërkombëtare Cambridge, Shkolla Finlandeze ofron një përvojë unike që përgatit nxënësit për universitetet dhe jetën përtej kufijve.

📍 Për më shumë informata mbi qasjen tonë unike në edukim, vizitoni Shkollën Finlandeze ose kontaktoni në [email protected] ose +383 45 235 650.