”Fushata ime ka qenë përbashkuese dhe pozitive” – Arian Tahiri: Sulmet e Faton Pecit janë të padinjitetshme

Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Debat Plus në RTV Dukagjini, i është kundërpërgjigjur Faton Pecit duke thënë se sulmet e tij janë të padinjitetshme. Ai i ka bërë ftesë që të dalë e të flasë se kush janë ato banda që ai po pretendon se po e ndjekin atë dhe njerëzit e fushatës së tij me pistoleta.

“Unë e ftoj të dalë me emër e mbiemër, kush janë ata, kush i financon, kush janë ato banda… dhe nga e marrin mënyrën e financimit,” ka thënë Tahiri.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se as nuk janë me mundësi financiare, e as nuk kanë qëllim financiar strukturat e fushatës.

“Qëllimi im, qëllimi jonë është me i bashku qytetarët e Mitrovicës. Fushata ime ka qenë bashkuese dhe pozitive, duke i përfaqësuar vlerat e qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës,” ka shtuar ai.

Tahiri më tej ka theksuar se në qytetin e Mitrovicës ka dalë i pari dhe se gjatë fushatës ka takuar qytetarë që nuk e kanë votuar më parë, por që i kanë dhënë premtimin e tyre se këtë herë do ta mbështesin. Sipas tij, ai do të fitojë me një diferencë të madhe ndaj kundërkandidatit nga LVV.

“Një dyfishim i votës që hiqet nga ai dhe vendoset te unë është avantazh. Gjithashtu kam takuar në secilën ditë qytetarë që më datën 12 nuk kanë dalë me votu dhe më kanë premtu, janë zotu se më datën 9 do të dalin dhe do të më mbështesin përmes votës së tyre. Jam shumë mirënjohës dhe i falënderoj prej zemrës për përkushtimin, për energjinë, për kurajon, për vullnetin e tyre, mbi të gjitha për mbështetjen e tyre shumë të sinqertë dhe shumë të devotshme,” ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se, përveç këtyre, janë bërë bashkë me LDK-në, AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, dhe se është optimist që nesër avantazhi i tij ndaj Pecit do të jetë shumë më i lartë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika