Hetim mbi vdekjen e një shtetasi të huaj në Prishtinë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimit për vdekjen e një shtetasi të huaj në Prishtinë, e cila është regjistruar më 08.11.2025, rreth orës 09:20.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nën mbikëqyrjen e prokurorit kompetent.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika