Bedri Hamza ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës që mbështetën dhe besuan në kandidatin e PDK-së për kryetar atje, Arian Tahiri.
Ai ka thënë se PDK ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.
“Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme. Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.”
Hamza shtoi se “Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme”.
Ai ia ka uruar fitoren Faton Pecit të VV’së.
“Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës.”