Dardanët nisin përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit

Kombëtarja e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit dhe vendimtare të muajit nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Seanca e parë stërvitore është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.

Në këtë stërvitje morën pjesë 10 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit qëndroi në hotel për rigjenerim pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre.

Kosova do të përballet fillimisht me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, ndërsa më pas do të presë Zvicrën më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se atmosfera në kamp është pozitive dhe se ekipi është plotësisht i përqendruar në përgatitjet për këto dy sfida që mund të përcaktojnë fatin e Dardanëve në garën për Botërorin 2026.

Të fundit nga rubrika