Haxhiu për PDK-në: Meqë nuk arritën të fitojnë në terren, duan ta marrin rezultatin në tavolinë

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj dyshimeve procesin zgjedhor të balotazhit në Mitrovicë, duke theksuar se partitë opozitare po përpiqen “të manipulojnë” rezultatin.

Në një postim në Facebook, Haxhiu shkruan se PDK-ja dhe disa “hibridë” kanë tentuar të sulmojnë Mitrovicën dhe kryeministrin Albin Kurti për të krijuar përshtypjen se qytetarët nuk e vlerësojnë punën e tyre.

“Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor”, ka theksuar ajo.

Haxhiu ka shtuar se, pas dështimit të PDK-së në terren, tani synon të marrë rezultatin “në tavolinë”, por sipas saj, qytetarët e Mitrovicës kanë folur qartë dhe asnjë insinuatë nuk mund ta ndryshojë këtë.

“Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë. Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë.  Por Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë”, ka shkruar tutje ajo.

Krasniqi: Shqetësimet e paraqitura janë serioze, po i adresojmë në të gjitha instancat

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika