Gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve vazhdon edhe sot.
Sot do të vazhdojë dëshminë e tij Michael Durkee, këshilltari i ish-komandantit të NATO-s për Evropë, Wesley Clark.
Sipas njoftimit, seanca do të nisë nga ora 09:00 e deri në ora 16:30.
Derisa, për tre ditë në këtë proces ka dëshmuar ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Hill ishte i ftuari i radhës nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi.
Kurse, të hënën do të dëshmojë gjenerali amerikan Wesley Clark.