Presidenti i Izraelit dhe shefi i ushtrisë dënojnë dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Presidenti izraelit Isaac Herzog dhe shefi i ushtrisë Eyal Zamir kanë dënuar ashpër sulmet e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke kritikuar një cikël të vazhdueshëm dhune që shpesh mbështetet edhe nga ushtria izraelite.

Herzog, të mërkurën, i cilësoi këto sulme si “tronditëse dhe serioze”, duke thyer heshtjen që prej kohësh kanë mbajtur zyrtarët e lartë izraelitë përballë dhunës së kolonëve, e cila përfshin vrasje, rrahje civilësh dhe shkatërrim prone.

Të enjten, sipas agjencisë së lajmeve Wafa, një grup kolonësh izraelitë vandalizuan një xhami pranë qytetit Salfit, ku derdhën benzinë në hyrje të objektit dhe shkruan fyerje raciste në muret e saj. Banorët reaguan me shpejtësi, duke arritur të shuajnë zjarrin para se të përhapej në të gjithë xhaminë.

Ndërkohë, të martën, dhjetëra kolonë izraelitë të maskuar sulmuan fshatra palestineze, duke iu vënë flakën automjeteve dhe pronave të tjera, përpara se të përballeshin me ushtarët izraelitë.

Herzog theksoi se dhuna e shkaktuar nga një “grusht” autorësh ka “kaluar vijën e kuqe”, duke kërkuar në një postim në rrjetet sociale që “të gjitha autoritetet shtetërore të veprojnë me vendosmëri për të zhdukur këtë fenomen”.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika