Mungesa e materialit për hemodializë, Bajrami: Për Kurtin s’ka rëndësi pasi qytetarin e sheh si votë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me mungesën e materialit për hemodializë, ku ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe qeverinë për keqmenaxhim dhe mungesë përgjegjësie.

“Edhe hemodializën e kanë lënë pa material – kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit”, ka shkruar Bajrami.

Tutje, Bajrami ka përmendur edhe disa vendime tjera të qeverisë që sipas saj dëshmojnë keqpërdorimin e pushtetit.

“Kurti që ka marrë vendim për tender sekret të rezervave shtetërore, e që i ka zhvillu negociatat në restoranin ‘Bukë e Zemër’ të Ridvan Muharremit, i njëjti që ka leju vartësit e tij me i lidhë mbi 2400 kontrata njëburimore në vlerë prej 270 milionë Euro, po ky që ka leju që energjia e importuar gjatë viteve të fundit, në shumicën e rasteve, blihet jo në bursë, jo përmes ankandeve, por direkt nga NOA, që disa javë po raportohet që e ka lënë SHSKUK dhe qendrat e tjera pa material të domosdoshëm për procesin e hemodializës.

Sigurt arsyetimet janë te procedurat e prokurimit”, ka shkruar Bajrami.

Kujtojmë se të mërkuren gazetarja e TV Dukagjini, Dea Dedinca, ka raportuar se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pacientët e hemodializës kanë përfunduar terapinë me vonesë për shkak se materialet nuk mbërritën me kohë.
Pacientët, shprehin shqetësimet nga mungesa eventuale, derisa SHSKUK, ende në pritje të finalizimit të një procedure emergjente më furnizim. Zvarritjet në furnizim, njohës të fushës së shëndetësisë, i lidhin me interesa të operatorëve ekonomikë që janë të lidhur me institucione më të larta të shëndetësisë në vend.

Materiali i Hemodializës – SHSKUK në pritje të një procedure tjetër emergjente për furnizim

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika