Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit R.Gj., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, sipas nenit 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, më 31 tetor 2025, rreth orës 23:50, në rrugën “William Wolker” në Prizren, i pandehuri R.Gj., pasi kishte planifikuar paraprakisht vjedhjen dhe kishte siguruar çelësat e banesës, ka depërtuar në banesën e të dëmtuarës V.K., e cila ndodhej jashtë vendit.
I dyshuari më pas ka bërë demolime brenda banesës dhe ka marrë rreth 3 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro, si dhe tetë çanta të markave të ndryshme, me vlerë prej rreth 3 mijë euro.
Në total, dëmi material i shkaktuar arrin vlerën e 21 mijë eurove.