Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar sonte para ndeshjes së Kosovës ndaj Sllovenisë në Lubjanë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe ta mbështesin kombëtaren në këtë sfidë të rëndësishme.
“Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit. Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton”, ka shkruar ai.
Kurti ka ftuar tifozët që të jenë pjesë e kësaj nate, “në stadium, në sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët”.