Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka njoftuar të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.
Reagimi i Ambasadës vjen pasi dhjetëra kosovarëve mbrëmë iu vodhën targat e makinave, pas ndeshjes Slloveni-Kosovë, njofton Dukagjini.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë. Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.