Vedat Muriqi do të transferohet në Belgjikë te Club Brugge

Vedat Muriqi do të transferohet në Belgjikë te klubi i futbollit të Belgjikës, Club Brugge per 10.5 milionë euro. Me këtë marrëveshje sulmuesi kosovar do të përfitojë pagë prej 2 milionë eurosh neto në vit

Sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriq

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi raportohet se është afër transferimit te klubi i futbollit Club Brugge, në Belgjikë.

Muriqi është njëri nga lojtarët më të përfolur në këtë afat kalimtar të verës, pasi pritet të largohet përfundimisht nga Olimpico.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit të Mallorca dhe klubet e interesuara për të nuk mungojnë.

Mallorca ishte e interesuar ta bënte të përhershëm transferimin e tij, por shifra e kërkuar prej 12 milionë eurosh nga Lazio, zmbrapsi klubin spanjoll.

Megjithatë, ka disa klube të tjera që janë të interesuara të afrohen me shumën e kërkuar nga Lazio dhe të paguajnë për transferimin e Muriqit.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca di Marzio, Muriqi është afër transferimit te klubi belg, Club Brugge.

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi gjatë një ndeshjeje miqësore të futbollit ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në stadiumin Stadion Letzigrund në Cyrih më 29 mars 2022.

Transferimi i tij thuhet se do t’i kushtojë belgëve 10.5 milionë euro, ndërsa ylli i Kosovës do të fitojë dy milionë euro në sezon.

Me transferimin e Muriqit është lidhur edhe Galatasaray, por klubi turk ka dashur vetëm si huazim.

Ndryshe, sulmuesi prizrenas zhvilloi 15 ndeshje me Mallorcan në gjashtë muajt e fundit duke shënuar pesë gola dhe tri asistime, kështu duke i ndihmuar ekipit të mbetet në La Liga.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika