Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar qytetarë për Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës.
Maqedonci, nëpërmjet një videoje, thotë kjo forcë është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri, njofton Dukagjini.
“Sot në Ditën e Forcës, zemrat tona rrahin me krenari të veçantë. Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave e që po rritet, forcohet e po fiton respektin e aleatëve tanë anë e mbanë botës. Ushtria e Kosovës është historia jonë e suksesit, është përkushtimi i çdo ushtari, çdo oficeri e çdo kadeti që zgjohet me një mision në mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, u shpreh Maqedonci.