Festat Nisin në Prishtina Mall – Shpërblime të Mëdha dhe Oferta deri në -50%

Prishtina Mall ka hapur zyrtarisht periudhën më festive të vitit dhe tani ju presin dy aktivitete të mëdha: Lojën Shpërblyese me super çmime dhe ofertat e shumëpritura të Black Friday.

Loja Shpërblyese – Shansi për të fituar Hyundai Tucson dhe shumë dhurata të tjera të mëdha

Vizitorët e Prishtina Mall kanë mundësinë të bëhen pjesë lojës shpërblyese ku çmimi kryesor është Hyundai Tucson, së bashku me dhurata të tjera atraktive si:

 PlayStation 5
 TV 65″
 2x Apple Watch
 2x AirPods Pro
 Tharëse flokësh Dyson

Për të marrë pjesë, mjafton që çdo blerje mbi 25€ të paraqitet me faturën fiskale në Pikën e Informacionit (Kati 0), ku vizitorët marrin kuponin e tyre për hyrje në lojë.

Promocioni zhvillohet nga 24 nëntor deri më 30 dhjetor 2025, ndërsa tërheqja e shpërblimeve do të bëhet më 31 dhjetor 2025, në ora 11:00, te hyrja kryesore (Lindore).

Rregullat e plota të lojës mund të shikoni në Pikën e Informacionit ose në faqen zyrtare të Prishtina Mall.

Krahas lojës shpërblyese, Prishtina Mall sjell edhe atmosferën e Black Friday me zbritje deri në -50% dhe oferta që janë pritur gjatë gjithë vitit.

Black Friday zhvillohet më 28, 29 dhe 30 Nëntor, ku dyqanet i presin vizitorët me zbritje të madhe.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera argëtuese për fëmijë, duke sjellë energji festive dhe përvoja të veçanta për më të vegjlit. Ndër atraksionet më të veçanta është treni i cili ofron një udhëtim plot emocion — dhe më e mira, është plotësisht falas për të gjithë fëmijët.

Prishtina Mall vazhdon të jetë destinacioni kryesor për blerje, argëtim dhe përvoja unike, duke sjellë kampanja që bashkojnë komunitetin dhe krijojnë emocion gjatë gjithë sezonit festiv.