BE-ja: Që nga 1999-ta investuam 3.7 miliardë euro në Kosovë

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se që nga viti 1999 në Kosova ka investuar 3.7 miliardë euro duke u bërë kështu ofruesi më i madh i ndihmës financiare në Kosovë.

Në njoftimin thuhet se kjo ka bërë që BE-ja të jetë edhe partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, njofton Dukagjini.

“Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i fortë dhe më i besueshëm. BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, avancimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës”.

Tutje thuhet se mbështetja e BE-së ka bërë një ndryshim në jetën e qytetarëve teksa theksohet mbështetja e vazhdueshme.

“Mbështetja e BE-së po bën një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë. Në çdo hap, BE-ja është në krahun tuaj, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika