Hotel Amazona, një zgjedhje e sigurtë për vizitorë

Hotel Amazona njihet si një ndër hotelet më unike në Kosovë. Nga natyra që e rrethon, arkitektura moderne, dhe qasja e lehtë në kryeqytet, Hotel Amazona ofron kushte të jashtëzakonshme akomodimi për të gjithë vizitorët.

Dhomat janë të dizajnuara në stil modern dhe ofrojnë një atmosferë të qetë dhe të mirëmbajtur, sipas standardit të hotelerisë bashkëkohore. Hoteli ofron edhe ambiente të ndara për seminare, konferenca dhe takime pune, të pajisura me teknologjinë e nevojshme dhe hapësirë të mjaftueshme për organizime profesionale.

Restoranti i hotelit është një tjetër pikë e rëndësishme. Ushqimet përgatiten me produkte cilësore dhe menuja përfshin zgjedhje të ndryshme për mbledhi familjare, me shoqëri apo darka të organizuara. Shpesh, restoranti shfrytëzohet edhe për takime pune apo qëndrime të shkurtra gjatë ditës.

Një nga veçoritë e Amazonës është hapësira e madhe e gjelbëruar që shfrytëzohet nga mysafirët për të kaluar kohë në qetësinë sjellë natyra për rreth. Mbi të gjitha, kjo hapësirë është ndër më të kërkuarat për organizimin e dasmave, ku edhe është ndërtuar një vend enkas i përshtatshëm për ceremoni.

Me rritjen e numrit të vizitorëve në Kosovë, hoteli po vazhdon të përshtatë shërbimet e tij për të ofruar kushte të mira akomodimi gjatë gjithë vitit. Amazona synon të ruajë standard të qëndrueshëm të shërbimit, duke iu përgjigjur kërkesave të vizitorëve vendas dhe ndërkombëtarë.