Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimit të zëvendësministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila ka thënë se “Kosovarët kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot”.
Në reagimin e saj, Çitaku ka thënë se ndoshta ka qenë fjala për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqin.
“Se për pensionistët, që çdo muaj duhet të zgjedhin mes barnave dhe ushqimit, nuk foli. As për mësimdhënësit, që mezi e përmbyllin muajin. As për mjekët, që sot s’kanë as tretës për pacientët e tyre. As për policët, të cilëve po u ndalen edhe shujtat. As për ndërmarrësit e rinj, që luftojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka thënë sot para më shumë kanë “mafia energjetike, Martini, Nagipi & co”.
“Populli jo. Kosova jo. Dhe këtë e dinë të gjithë”.