Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke u bërë kështu pjesë e rrjetit global të Klubeve të Edukimit të UNESCO-s.

Ky miratim zyrtar vlerëson përkushtimin e shkollës ndaj parimeve fundamentale të UNESCO-s, që përfshijnë promovimin e paqes, mirëkuptimit ndërkulturor, qytetarisë globale dhe edukimit të qëndrueshëm. Klubi do të veprojë nën mbikëqyrjen e Këshillit Ekzekutiv të Klubit të Edukimit UNESCO dhe në koordinim të ngushtë me Zyrën e Koordinimit Kombëtar të UNESCO-s në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin zyrtar, UNESCO thekson rëndësinë e përfshirjes së komunitetit shkollor në iniciativa të dobishme dhe të qëndrueshme:
“Ne e inkurajojmë institucionin tuaj të ruajë frymën e vlerave të UNESCO-s dhe të angazhojë nxënësit, mësuesit dhe komunitetin në aktivitete edukative dhe kulturore që avancojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-të), veçanërisht SDG 4 – Edukim i Cilësisë.”

Po ashtu, UNESCO ka shprehur pritshmëritë për një bashkëpunim të frytshëm dhe për kontributet pozitive që shkolla “Ismail Qemali” pritet t’i sjellë këtij rrjeti ndërkombëtar.

Ky hap përfaqëson një arritje të rëndësishme për shkollën dhe një mundësi të re për zhvillimin e programeve inovative, pjesëmarrjen e nxënësve në projekte globale dhe forcimin e kulturës së bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e edukimit. 

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika