“Diçka duhet të ndryshojë” – Salah përsëri jashtë te Liverpool

Ish-lojtari dhe analisti Jamie Redknapp thotë se “diçka duhet të ndryshojë” mes Mohamed Salah dhe trajnerit të Liverpool, Arne Slot, pasi sulmuesi egjiptian u la jashtë për herë të dytë radhazi në ndeshjen 1-1 ndaj Sunderland.

Salah nuk ishte në formacionin startues as ndaj West Ham javën e kaluar, me Slot që argumentoi se bëhej fjalë për rotacion, por përsëri nuk e aktivizoi yllin e tij në Anfield.

Salah u aktivizua në pjesën e dytë kundër Sunderland, por nuk arriti të ndikonte në rezultatin 1-1. Daniel Sturridge e ka mbështetur egjiptianin që të rikthejë formën e tij më të mirë.

Redknapp shton se kjo situatë mund të jetë shenjë e një krize mes lojtarit dhe klubit.

“Nuk ka mënyrë që Mohamed Salah të jetë i kënaqur duke qenë lojtar dytësor në këtë ekip. Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, ai meriton të kërkojë largimin, qoftë në janar apo në verë”.

Kjo rënie forme e Salah vjen pas rinovimit të kontratës me Liverpoolin në fund të sezonit të kaluar, pas muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika