Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më shpejt, ata janë të pafajshëm

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka theksuar se protesta e sotme në mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një thirrje publike për Gjykatën Speciale të Hagës që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë pasi janë të pafajshëm.

Haradinaj, beson në pafajësinë e tyre dhe thotë se dihet se kush ka bërë krime në Kosovë.

“Ne besojmë në pafajësinë e tyre, se e njohim çka ka ndodhur në Kosovë, dihet kush ka qenë agresor, duke i njohur rrethanat nuk ka asnjë alternativë tjetër se të pafajësisë së tyre. Është një thirrje publike që sa më shpejt të kthehen në Kosovë, janë të pafajshëm”, tha Haradinaj.

Protesta u zhvillua për të pestën herë brenda vitit, për të kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë./KP

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika