Abdixhiku prezanton 110 kandidatët e LDK-së: Vendit i duhet kthesë e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar të mërkurën mbrëma në Obiliq 110 kandidatët për deputet të LDK-së për zgjedhjet e parakohshme, duke e shfrytëzuar këtë ngjarje për të adresuar, sipas tij, gjendjen e rëndë politike, institucionale dhe morale në vend.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku tha se Kosova po hyn në zgjedhje pas “viteve të humbura në pasiguri, konflikt dhe polarizim të thellë”, duke theksuar se institucionet shtetërore kanë mbetur jofunksionale dhe se legjitimiteti demokratik është zbehur ndjeshëm.

Ai akuzoi pushtetin aktual për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës dhe për dëmtim të demokracisë si vlerë themelore.

“E vërteta është e thjeshtë dhe e rëndë njëkohësisht: Kosova sot nuk është vetëm në një krizë politike; ajo është në një krizë morale; në krizë besimi. Besimi i njeriut te shteti është thyer në momentin kur shteti nuk i zgjedh institucionet vet për një vit, kur politikanët janë më të fuqishëm se gjykatësit e prokurorët dhe kur Kushtetuta, dokumenti më i lartë i shtetit, shkelet qëllimisht”, tha ai.

Ai tha se qytetari është lënë pa përkrahje dhe pa perspektivë, duke nënvizuar se kërkesa e qytetarëve është minimale, një shtet normal dhe funksional. “

“Qytetari ynë sot nuk kërkon as privilegje, as favore. Kërkon vetëm një shtet normal; një shtet që funksionon, një qeveri që punon, një politikan që e mban fjalën; një ekip që ua bën të ardhmen. Këtë kërkesë minimale, këtë bazë të qeverisjes moderne, pushteti aktual ia ka mohuar vendit tash e pesë vjet”, u shpreh Abdixhiku.

Duke folur për momentin politik, kreu i LDK-së tha se vendi ka nevojë për zgjim, përgjegjësi dhe shpresë, duke premtuar se LDK-ja synon të ofrojë një kthesë të re politike.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika