
Stafi akademik dhe administrativ i UNI – Universum International College po ndjek kursin e gjuhës angleze live nga Arizona State University (ASU), nga Niveli A1 deri në B2.
Ky trajnim profesional u ofron pjesëmarrësve mundësi për zhvillim të aftësive ndërkombëtare dhe kompetencave profesionale, të nevojshme për mësimdhënie, menaxhim dhe standarde të larta të arsimit të lartë.
Përfitimet kryesore të programit:
- Trajnim profesional direkt nga ASU
- Certifikim zyrtar nga Arizona State University
- 100% online dhe interaktiv, i përshtatshëm për orare fleksibile
- Përgatitje për standarde ndërkombëtare në arsimin e lartë
Partneriteti ekskluziv me ASU garanton që stafi i UNI të përfitojë ekspertizë dhe njohuri të nivelit ndërkombëtar, duke rritur kapacitetin e institucionit për zhvillim akademik dhe profesional të qëndrueshëm.
Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.


