Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara në Leposaviq, ku janë gjetur armë, municion dhe pajisje ushtarake.
Më 19 dhjetor 2025, rreth orës 22:07, zyrtarët e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë gjatë patrullimit në fshatin Rvatska kanë gjetur në një shtëpi të pabanuar 1 armë gjuetie, 1 karabinë, 1 armë AK-47, 240 fishekë, 1 palë dylbi.
Më pas, më 22 dhjetor, në objektet pranë shtëpisë janë sekuestruar edhe 1 pushkë ajrore, mekanizëm për barut, 1 thikë ushtarake, 1 frotroll për revole.
Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti vazhdon në procedurë hetimore, nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit.
Ndërsa, më 20 dhjetor 2025, rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar personin R.R. (1965) në fshatin Veacev, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar 1 pushkë gjuetie, 1 pushkë gjysmë automatike, 1 bombë dore, 2 tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë etj.)
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.