Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bën të ditur se angazhimi i tij në kuadër të ministrisë tashmë është i dukshëm dhe se armatimi i trupave ushtarake të Kosovës është diçka që shihet.
Mehaj, mes tjerash, bën të ditur se ende ka shumë punë që Kosova të anëtarësohet në NATO, njofton Dukagjini.
“Sot, puna dhe angazhimi po flet vetë. Armatimi shihet dhe vërehet. Rezultatet janë konkrete dhe të prekshme për ditë. Na pret ende shumë punë së bashku për Kosovën në NATO. Por një gjë është e qartë: puna flet vetë. Shtet me shtet (për ata që e dijnë). Kosova gjithmonë fiton. Prandaj, mbështetja ndërkombëtare dhe e partnerëve nuk ka munguar asnjëherë tek unë, sepse kam rrugëtuar gjatë dhe kam qenë krah për krah me aleatët tanë në të gjitha misionet dhe luftërat e NATO-s, me vepra reale, jo me fjalë. Po edhe kur ka pas nevojë UÇK-ja kemi qenë shumë herët të kyçur si familje, për ketë flasin shtabi i përgjithshme”, ka shkruar Mehaj.
Porosia ime për të gjithë është, punoni, krijoni, mos humbisni kohë në përvetësime të pa qenë. Çdo gurë që secili e vendos në ndërtimin dhe funksionalitetin e Shtetit, do mbetet si gjurmë e pashlyeshme. Të bashkuar në qëllim, me vlera të skalitura thellë në zemrat dhe mendjet tona”, ka shkruar Mehaj.