Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me kampionin botëror WBC Middle East, Granit Bylygbashi, i njohur me nofkën “The Albanian Stone”.
Në një postim në Facebook, Hamza ka vlerësuar rrugëtimin e boksierit nga Drenasi, i cili jeton dhe garon në Gjermani, duke theksuar lidhjen e fortë që ai mban me atdheun.
“Një djalë nga Drenasi që jeton dhe garon në Gjermani, por zemrën e mban gjithmonë në Kosovë. Diaspora jonë prodhon kampionë!”, ka shkruar Hamza.
Takimi u shoqërua me mesazhin përbashkues të fushatës, duke nënvizuar rolin e diasporës në promovimin e vlerave sportive dhe kombëtare të Kosovës në arenën ndërkombëtare