Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 33 në listë, Fadil Geci, ka kujtuar kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 36-vjetorin e LDK-së.
Geci vlerëson se Rugova mbetet standard politik i Kosovës për shtet të lirë, sovran, demokratike dhe të integruan në botën perëndimore, njofton Dukagjini.
“Sot, në përvjetorin e LDK-së, kujtojmë vizionin e Dr. Ibrahim Rugovës për shtetndërtim, demokraci, pluralizëm dhe aleancë të palëkundur me SHBA-të dhe Evropën. Rugova mbetet standard politik i Kosovës: shtet i lirë, sovran, demokratik dhe i integruar në botën perëndimore. Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Historik – arkitekt i pavarësisë, udhëheqës i rezistencës paqësore dhe themelues i orientimit perëndimor të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës 123✔️ Fadil Geci 33✔️”, ka shkruar Geci.