Analisti politik, Astrit Gashi, vlerëson se nuk ka dyshim se kush do të del partia e parë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Gashi, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se dilema e vetme është se kush sa përqind fiton në zgjedhje teksa për Lëvizjen Vetëvendosje që sipas tij do të dalë partia e parë thotë se do të ketë rënie për dallim nga 9 shkurti kur ishin zgjedhjet e fundit nacionale.
“Nuk ka dilemë se kush fiton, dilemë është se kush sa fiton në zgjedhje – këtë dilemë aktualisht nuk e kam të zgjidhur. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin para një jave do të thojsha që Lëvizja Vetëvendosje do të kishte rënie në 37-38 përqind. Por, ky fundviti ka fut shumë x dhe y – njëri është se sa nga votuesit e Kosovës nuk do të jenë këtu në zgjedhje dhe sa do të vijnë në Kosovë që kanë të drejtë vote”, u shpreh Gashi.
Megjithatë, Gashi u shpreh se ka shumë nga Kosova që për zgjedhje nuk do të jetë këtu dhe të njëjtit nuk kanë të drejtë vote pasi janë nën moshë.