Analisti politik, Taulant Kryeziu, vlerëson se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zbutur gjuhën për dallim prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kryeziu, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se sipas tij Kurti këtë e bëri për të ulur tensionet dhe për të targetuar më shumë vota.
“Gjuha që po përdorë kryeministri tash po dallon nga ajo e 9 shkurtit dhe kryesisht është gjuhë me e butë për ulur tensionet dhe për të targetuar ndonjë votë tjetër pasi ne e pamë që në zgjedhjet lokale për herë të parë Vetëvendosje u rrit edhe në zona që më herët nuk kishte qenë prezente. Mund të ketë vota që janë klasa e mesme dhe e mesme e lartë dhe kjo besoj që është targeti i Kurtit”.
“Nëse është rritë në shtresa tjera dhe tash fokusi i tij është shtresa e mesme që me kalu 42 përqindëshin dhe me rrit 48 përqindëshin e 9 shkurtit dhe do ta nxirrte fitues edhe më të pastër. Duhet të maten tani të gjithë liderët e partive politike – ka pasur liderë që edhe e kanë ndryshuar narracionin”, u shpreh Kryeziu.
Kryeziu, mes tjerash, thotë se gjuha e Kurtitu zbut edhe për të lënë hapësirë për mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve.