Nga tubimi i Podujevës kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Llapi është vet historia e popullit të Kosovës.
Sipas tij, Llapi e ka kuptuar herët se shteti nuk ndërtohet me sharje por me mençuri, njofton Dukagjini.
“Llapi ka nxjerrë breza mësuesish, intelektualësh dhe profesionistësh që i kanë shërbyer gjithë vendit. Llapi e ka kuptuar herët se liria dhe shteti nuk ndërtohen me ankesa e sharje, por me mençuri, me organizim dhe me përgjegjësi. Diku me mend, diku me pushkë, Llapi është vet historia e popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku.
Tutje ai shtoi se Llapi është trevë e punës, e sakrificës dhe e qëndrueshmërisë, vlera që janë në thelb të LDK-së”.