Gjyqi për sulmin në “Ibër-Lepenc”: Prokurori Bekim Kodraliu reagon ndaj kërkesës për përjashtim

Prokurori special Bekim Kodraliu ka reaguar në seancën gjyqësore ndaj kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e tij nga rasti i sulmit terrorist në kanalin Ibër–Lepenc, duke theksuar se nuk ekziston asnjë bazë ligjore që justifikon largimin e tij nga procedura penale.

Kodraliu deklaroi se i ka dëgjuar me vëmendje kërkesat e palës mbrojtëse, por sipas tij, pakënaqësia e mbrojtjes me rrjedhën e hetimeve nuk përbën arsye ligjore për përjashtimin e prokurorit.

Ai theksoi se sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ka qenë i organizuar në mënyrë profesionale dhe i koordinuar, duke përbërë rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

“Unë i ndegjova me vëmendje kërkesat e palës mbrojtëse e di që ndoshta nuk u  pëlqen hetimi që kam bere por sulmi ka qenë profesional dhe ka qenë i koordinuar në mënyre te përsosur. Provat të cilat i ka propozuar mbrojtja e te pandehurit Jovan un i kam analizuar dhe i dëgjova edhe sot komunikimet telefonike të pandehurit Jovan kane qenë komunikime përmes sistemit të telekomit te Serbisë dhe që ne autoriteteve serbe ju kemi drejtuar dy here me kërkesë për bashkëpunim juridik ndërkombëtar por përkundër premtimeve te autoriteteve serbe ne s’kemi pranuar përgjigje nga ta. Dëshmitarët e potencova qe ka qenë sulm që ka cenuar sulm drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare dhe s’kemi mujt me vleresu kush ka qene dëshmitar e i hetuar hetimet i kemi bere edhe me bashkëpunim me partneret ndërkombëtare.

Dëshmitarët qe kanë propozuar mbrojtja nuk paraqesin ndonjë relevanc se do ndihmoni. ne ndriçimin e këtij rasti. E fundit kolegu Vllaiq ka qenë edhe ish prokuror ne sistemin jugosllav dhe konsideroj se është i njoftuar se cilat janë bazat ligjore për përjashtimin e prokurorit ne një rast penal me konkretisht neni 43 i kodit të procedurës penale i parasheh 5 arsye ne te cilat mund dhe është e obligueshme që të përjashtohet prokurori nga një rast penal. 1 kur është palë e dëmtuar ne proces, kur është familjar me te pandehurin apo te dëmtuarin, kur është kujdestar ligjor apo është prind i te pandehurit apo te dëmtuarit nëse ka marr pjesë si gjyqtar ne këtë proces gjyqësor dhe nëse unë si prokuror kam konflikt interesi me këta te pandehuri e un nuk kam asnjë konflikt me këta te pandehur.

Megjithatë e kuptoj kërkesën e palës mbrojtëse e un mendoj te jete ne vlerësimin e gjyqtarit a te vazhdohet apo te nderprehet”, ka thënë Kodraliu.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika