Dogana e Kosovës shënon rritje të të hyrave: 135 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

Dogana e Kosovës ka prezantuar rezultatet e punës gjatë konferencës së saj vjetore, duke bërë të ditur se gjatë këtij viti është shënuar një rritje e të hyrave prej 135 milionë eurosh krahasuar me vitin paraprak.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, tha se institucioni që ai drejton e ka mbyllur vitin me sukses në të gjitha fushat e misionit të tij.

Sipas tij, Qeveria kishte projektuar mbledhjen e 1 miliard e 897 milionë eurove, ndërsa deri në fund të vitit pritet të mblidhen rreth 1 miliard e 968 milionë euro, duke tejkaluar projeksionin fillestar për rreth 70 milionë euro.

“Dogana e Kosovës edhe këtë vit e mbyll me sukses punën në të gjitha fushat e misionit të saj. Sa i përket të hyrave, ne kemi pasur projeksione nga Qeveria në shumën prej 1 miliard e 897 milionë euro, ndërsa deri në ditën e fundit të këtij viti do të arrijmë të mbledhim 1 miliard e 968 milionë euro. Kjo shumë përbën 135 milionë euro më shumë se viti paraprak dhe tejkalon projeksionin për 70 milionë euro. Ne vlerësojmë se disa faktorë kanë ndikuar në këtë sukses, përfshirë rritjen ekonomike, por edhe gatishmërinë e bizneseve për t’u përmbajtur ligjeve sa i përket pagesës së tatimeve. Kjo është veçanërisht e theksuar duke pasur parasysh se 98 për qind e të hyrave realizohen përmes deklarimit vullnetar. Po ashtu, Dogana e Kosovës ka bërë përpjekje të vazhdueshme për kontrolle efektive në terren dhe për një luftë të qëndrueshme kundër informalitetit”, tha ai.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se rritja e deklarimit vullnetar është rezultat i drejtpërdrejtë i luftës kundër kontrabandës dhe rrugëve ilegale.

“Siç u pa nga pasqyrat e raportit që u prezantuan nga drejtori, rezultatet tregojnë një sukses të vazhdueshëm. Sidomos gjatë pesë viteve të fundit, pothuajse në të gjitha vitet ka pasur tejkalim të projeksioneve krahasuar me atë që ishte planifikuar në fillim të vitit sa i përket të hyrave të mbledhura deri në fund të vitit. Kjo tregon një rritje të vazhdueshme të suksesit dhe nënkupton se edhe ne, si Ministri e Financave, duhet t’i rikalibrojmë projeksionet tona dhe t’i përshtatim me ritmin e ri të Doganës. Vlen të theksohet se 98 për qind e vlerës së mbledhur vjen nga deklarimet vullnetare, gjë që është shumë e rëndësishme, pasi vetëm 2 për qind vjen nga kontrollet shtesë. Kjo dëshmon se shumica e deklarimeve janë të sakta dhe se kjo ka ardhur si rezultat i luftës së pakompromis ndaj kontrabandës dhe rrugëve të tjera ilegale, si dhe rritjes së kontrollit”, tha Murati.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika