Njësitet e Policisë në Prishtinë kanë arrestuar një person dhe kanë sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.
Gjatë operacionit janë konfiskuar gjithashtu dy armë zjarri dhe municion.
Rasti është iniciuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.