10 ditë pa rrymë në Lubizhdë të Malishevës, dëme të mëdha për fermerët

Mungesa e energjisë elektrike prej më shumë se dhjetë ditësh ka shkaktuar dëme të mëdha për fermerët në fshatin Lubizhdë të Malishevës. Fermerët tregojnë se janë rritur ndjeshëm shpenzimet e njëheri edhe dëmet. Të pakënaqur nga situata, banorët kanë protestuar para zyrave të KEDS-it në Malishevë, por pa marrë përgjigje konkrete

Në mungesë të energjisë elektrike, dita për fermerin nga fshati Lubizhdë i Malishevës, Riza Morinën tash e 10 ditë po nisë ndryshe.

Gjëja e parë që i duhet të bëjë në mëngjes është të sigurojë naftë ashtu që gjeneratori, të ndizet për t’ia mundësuar rutinën e rregullt të punës.

Me mbi 100 krerë lopë, shpenzimet i janë dyfishuar e njëheri, edhe dëmet, me mijëra litra qumësht të çuar dëm.

“E kam agregatin 45 kilovat. Çdo ditë e kam shpenzu ka 40 litra në ditë, kam pas dëme të konsiderueshme në qumësht se frizi duhet të ketë rrymë, s’është kur dua unë me dhez po temperaturën e korigjon aj. Mbi 4 mijë litra mu ka desht mi hudh që janë dëme të konsiderushme”, ka thënë Rizah Morina – Fermer.

Një ditë më parë, banorët e Lubizhdës protestuan para zyrave të KEDS-it në Malishevë, në thirrje për sanimin e problemit.

Por sipas kryetarit të fshatit, ata hasën në vesh të shurdhër.

“Arsyetimi i vetëm është që nuk kemi mundësi me intervenu kurgjo hiç. Unë gjeneratë e re jam mundem mos me mbajt men luftën po e di që edhe në luftë s’ka ndodhë mos me pas rrymë në 24 orë”, ka thënë Zejadin Paçarizi – Kryetar i fshatit Lubizhdë.

Të zhgënjyer shprehen edhe mërgimtarët që thonë se atdheu iu ngjan me vitet e 90-ta.

“Po më doket, Albini e ka kthy kohën e 98-tës pa rrymë, trafon e kanë pru me bo hajgare këtu. Kot shko në Malishevë, pos me kanë të Serbisë të presin ata të KEDS-it”, ka thënë Agron Morina – Mërgimtar nga Italia.

Shqetësime rreth situatës aktuale në Malishevë ka shprehur edhe kryetari i kësaj të fundit, Ekrem Kastrati i cili ka kërkuar ndërmarrjen e veprimeve emergjente si nga Qeveria në detyrë, ashtu edhe nga KEDS-i.

I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të trajtojë me prioritet situatën energjetike në Komunën e Malishevës dhe të ndërmarrë masa konkrete për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët e komunës së Malishevës. Po ashtu, edhe nga KEDS dhe KESCO kërkojmë që të ofrojnë sqarime të qarta për arsyet e këtyre ndërprerjeve, si dhe të sigurojnë intervenime urgjente teknike për evitimin e mungesës së energjisë elektrike në komunën tonë! -Ekrem Kastrati, Kryetar i Malishevës

Televizioni Dukagjini ka pyetur për këto probleme në KEDS dhe kur pritet të rregullohen reduktimet e ashpra por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika