Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje për mbështetje qytetare në prag të zgjedhjeve, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet, zhvillim ekonomik dhe perspektivë të qartë për çdo familje në Kosovë.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Tahiri ka theksuar se zgjedhjet e së dielës janë një mundësi për të bërë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e vendit.
“Zhvillim për çdo familje, shpresë për Kosovën.
Të dielën, bëje zgjedhjen e duhur: voto Bedri Hamzën dhe PDK-në për stabilitet, punë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka thënë Tahiri.