”Mirënjohës për zemrën dhe besimin e qytetarëve” – Haradinaj emocionohet në Debat Plus: Qytetarët e Kosovës treguan bujari, respekt dhe dashuri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për kryeministër i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në Debat Plus ka thënë se sonte jemi në fund të një fushate që ka qenë intensive.

Ai ka theksuar gjithashtu se është shumë i emocionuar për pritjen, respektin dhe zemrën e madhe që qytetarët e Kosovës kanë treguar.

“Jam i emocionuar me pritjen, me respektin. Gjithmonë e kam ditur që në Kosovë njerëzit e kanë zemrën e madhe, e kanë bujarinë dhe e kanë dashurinë për vendin. Gjatë kësaj fushate, ajo që ka ndodhur ndryshe edhe nga shumë herë të tjera është emocioni dhe një komunikim, po e quaj, tamam i afërt. I falënderoj të gjithë anembanë Kosovës, në çdo qytet me këdo që jam takuar. I falënderoj për besimin dhe i falënderoj edhe shumë të tjerë që as nuk kam arritur t’i takoj”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika