Gazetari Fatlum Jashari, në një lidhje direkte nga Prishtina, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të raportojë nga kryeqyteti.
Në një paraqitje para Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se për deputet garojnë 1.180 kandidatë për 120 ulëse në legjislaturën e dhjetë.
Jashari ka shtuar se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen e qendrave të votimit, ndërsa ka theksuar se në kryeqytet me të drejtë vote janë mbi 200 mijë qytetarë.
“Të regjistruar janë gjithsej 219 mijë votues”, ka deklaruar ai.