Policia e Kosovës zbaton planin operativ të sigurisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në përputhje me ligjet në fuqi, ka hartuar dhe po zbaton planin operativ policor për “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, që po mbahen sot, më 28 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit, janë angazhuar zyrtarë policorë të rendit publik dhe, sipas nevojës, edhe nga njësi të tjera, me orar 12-orësh pune që ka nisur nga ora 03:00, përfshirë hapjen e dhomave komanduese, përcjelljen e materialit sensitiv dhe sigurimin e qendrave të votimit.

Plani operativ përfshin katër faza: periudhën përgatitore, angazhimin gjatë fushatës, garantimin e sigurisë në ditën e zgjedhjeve (dita Z) dhe periudhën paszgjedhore për transportin e sigurt të materialit zgjedhor. Aktualisht është në zbatim faza kyçe e ditës së zgjedhjeve.

Qëllimi i planit është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt, mbajtja e rendit dhe qetësisë publike, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit, si dhe përcjellja e sigurt e materialit sensitiv.

Në koordinim me Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Policia ka caktuar hetues dhe koordinatorë për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që lidhet me procesin zgjedhor.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje apo veprim të kundërligjshëm në numrat 192 ose 038 550 999, në emailin [email protected], apo në stacionet policore më të afërta.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika