Fetoshi vlerëson se votimi kolektiv, i organizuar nga Lista Serbe në komunat veriore dhe i shoqëruar nga forma të tjera të presionit, shantazhit, kërcënimit apo “blerjes” së votës, është ndërhyrje brutale e Serbisë
Sipas Fetoshit, qëllimi i kësaj është dëmtimi i imazhit të zgjedhjeve të lira e demokratike në Kosovë, njofton Dukagjini.
“Votimi kolektiv, i organizuar nga Lista Serbe në komunat veriore dhe i shoqëruar nga forma të tjera të presionit, shantazhit, kërcënimit apo “blerjes” së votës, është ndërhyrje brutale e Serbisë, me qëllim të dëmtimit të imazhit të zgjedhjeve të lira e demokratike, si standard i konfirmuar tashmë i Kosovës, dhe cenimit të vullnetin politik të qytetarëve serbë, si instrument politik kundër Kosovës. Këto veprime, të orkestruara nga Beogradi, janë shkelje flagrante e Rregullores së KQZ-së (Nr. 07/2024), ndaj të cilave duhet të reagojnë institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit – Policia dhe Prokuroria – duke hetuar dhe sanksionuar çdo formë presioni e manipulimi”, ka shkruar Fetoshi në Facebook.
Mes tjerash, Fetoshi thotë se mbrojtja e integritetit të procesit zgjedhor është detyrim institucional e kushtetues, dhe çdo tolerim i këtyre akteve nënkupton “normalizim” të ndërhyrjes nga Serbia.
“Mbrojtja e integritetit të procesit zgjedhor është detyrim institucional e kushtetues, dhe çdo tolerim i këtyre akteve nënkupton “normalizim” të ndërhyrjes nga Serbia. Ndërhyrjet e saj janë konfirmuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare në të kaluarën, por Kosova s’guxon t’i “normalizojë” ato sot dhe as të lejojë që Serbia t’i përdorë zgjedhjet e saj si instrument destabilizues”, ka thënë Fetoshi.