VV fiton zgjedhjet, siguron shumicën në Kuvend

Pas përfundimit të numërimit të 96.13% të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e këtyre zgjedhjeve me 49.80% të votave, ndërsa PDK-ja renditet e dyta me 21.18%, LDK-ja e treta me 13.77%, AAK-ja me 5.74% dhe Lista Serbe me 3.86%.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, në Kuvendin e Kosvës Lëvizja Vetëvendosje merr 56 ulëse, PDK 23, LDK 15 dhe Lista Serbe 10 ulëse.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren duke e konsideruar këtë si “fitoren më të madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Ky rezultat na vendos në rrugën për të tejkaluar rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur LVV kishte fituar 50.2%”.

Nga ana tjetër, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se rezultati nuk ishte ai që pritej, duke theksuar se kjo është një kohë reflektimi të thellë dhe përgjegjësie politike.

Ai njoftoi se do të thërrasë Kuvendin e partisë së tij, pa përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së tij.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar PDK-në dhe LDK-në për koalicion për të formuar shumicën parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar që pas përfundimit të periudhës së votimit.

KQZ: VV 49,79 %, PDK 21% dhe LDK 13.77%

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika