“Marrëveshja e paqes Ukrainë-Rusi po afrohet”, Trump pas takimit me Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump tha se gjatë bisedimeve bilaterale “shumë të mira” në Mar-a-Lago është arritur “shumë përparim”, por nuk ka shenja që samiti ka sjellë zgjidhje të drejtpërdrejta për pikat kryesore të konfliktit në procesin e paqes për Ukrainën.

Takimi nuk duket se ka sjellë lëvizje prapa, por as nuk ka treguar ndonjë përparim vendimtar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se 90% e planit të paqes ishte i përfunduar para takimit dhe nuk ka ndryshuar këtë vlerësim pas bisedimeve. Trump shtoi vetëm se po afrohen “shumë pranë një marrëveshjeje”.

Asnjëri nga liderët nuk dha afate kohore konkrete, duke theksuar se ekipet e tyre do të takohen sërish në javët në vijim, me mundësinë e një takimi të mëtejshëm në Uashington me liderë evropianë.

Trump tha se “një ose dy çështje të ndërlikuara mbeten” dhe se mund të shfaqen probleme të papritura që të bllokojnë procesin. Ai e përmendi çështjen e territorit si “problem të pazgjidhur”, por shprehu besimin se mund të arrihet një zgjidhje, pa sqaruar mënyrën.

Nga ana tjetër, Zelensky theksoi se Ukraina ka një qëndrim të ndryshëm nga Rusia për rajonin e Donbasit, duke thënë se “duhet të respektojmë ligjin dhe popullin tonë, si dhe territorin që kontrollojmë.”

Presidenti ukrainas po ashtu e cilësoi si “100% të dakorduar” çështjen e garancive të sigurisë, një hap kyç për arritjen e paqes së qëndrueshme, por shtoi se ekipet do të vazhdojnë të punojnë për të finalizuar të gjitha detajet e diskutuar.

Trump sugjeroi gjithashtu se një takim trilateral midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së mund të zhvillohet “në kohën e duhur” dhe duket se edhe Putini dëshiron që ai të ndodhë.

Megjithatë, përfundimi i pushtimit rus nuk duket ende i afërt./TheGuardian

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika