Zelenskyy thotë se takimi me Trumpin prodhoi ‘rezultate të rëndësishme’

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se takimi me presidentin amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago ka prodhuar “rezultate të rëndësishme”.

Në një postim në Telegram, ai ripërsëriti falënderimet për Trumpin dhe bëri të ditur përparimet e arritura gjatë konferencës së përbashkët për media.

“Patëm një diskutim të thellë mbi të gjitha çështjet dhe vlerësojmë shumë përparimin e bërë nga ekipet ukrainase dhe amerikane gjatë javëve të fundit”, shkroi Zelenskyy.

Ai tha se u diskutuan të gjitha aspektet e kuadrit për paqen dhe u arritën rezultate të rëndësishme, duke përfshirë përcaktimin e hapave të mëtejshëm.

Zelenskyy theksoi se garancitë e sigurisë mbeten çelësi për arritjen e një paqeje të qëndrueshme, dhe ekipet do të vazhdojnë të punojnë për të gjitha detajet.

Ai shtoi se ekipet e Ukrainës dhe SHBA-së do të takohen sërish javën e ardhshme për të finalizuar të gjitha çështjet e diskutuar, ndërsa Trump ka pranuar gjithashtu të presë liderë ukrainas dhe evropianë në Uashington gjatë janarit.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika