Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë përditësimin më të fundit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve, sipas të cilit janë procesuar 99,45 për qind e vendvotimeve në të gjithë Kosovën.
Në bazë të këtij përditësimi, Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson garën zgjedhore me 49,28 për qind, duke siguruar 430,459 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,99 për qind apo 183,389 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 13,58 për qind, përkatësisht 118,601 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5,68 për qind ose 49,598 vota.