Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme në ditën e parafundit të vitit.
Sipas njoftimit, në rend dite është vetëm një pikë, propozim-vendimi për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim në vitin 2026, njofton Dukagjini.
Seanca do të mbahet nga ora 11:00.
