Trump do të diskutojë me Netanyahun për vendosjen e trupave turke në Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka një “marrëdhënie të shkëlqyer” me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan dhe ka bërë të ditur se do të diskutojë vendosjen e mundshme të forcave turke në Gaza gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Erdogan dhe do të flasim për këtë. Dhe nëse është mirë, mendoj se është mirë”, tha Trump kur u pyet nëse pret që trupat turke të stacionohen në Gaza si pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit (ISF) të kërkuar në planin e tij të armëpushimit prej 20 pikash në Gaza.

Para takimit të tij me kryeministrin izraelit në resortin Mar-a-Lago në Florida, Trump tha se çështja “do të ketë të bëjë” me Netanyahun, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Netanyahu është në udhëtimin e tij të pestë në SHBA që nga fillimi i mandatit të dytë të Trumpit, me vizitën e tij që vjen teksa bisedimet vazhdojnë të përparojnë në fazën e dytë të planit të armëpushimit në Gaza, që pasoi më shumë se dy vjet të luftës gjenocidale të Izraelit në enklavën palestineze.

Që nga tetori i vitit 2023, ofensiva izraelite në Gaza ka vrarë të paktën 71.200 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 171.200 të tjerë.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit përfshinte ndalimin e luftës, tërheqjen e pjesshme të Izraelit, shkëmbimin e të gjitha pengjeve izraelite në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të mbajtur nga Izraeli dhe hyrjen e “ndihmës së plotë humanitare” në Gaza.

Faza e dytë, e përshkruar në planin e paqes prej 20 pikash të Trupit, përfshin një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza, çarmatimin e Hamasit, vendosjen e ISF-së dhe krijimin e një komiteti “teknokratik” palestinez për të qeverisur përkohësisht Gazën. Izraeli kundërshton përfshirjen e trupave turke në ISF.

Pavarësisht armëpushimit, Izraeli vazhdon t’i mbajë kalimet kufitare të Gazës kryesisht të mbyllura, duke penguar hyrjen e shtëpive mobile dhe materialeve të ndërtimit, si dhe duke përkeqësuar krizën humanitare që prek mbi 2 milionë njerëz.

Javën e kaluar, Axios duke cituar zyrtarë anonim amerikan raportoi se ekipi kryesor i Trumpit është “frustruar gjithnjë e më shumë” me hapat e Netanyahut për “minimin e armëpushimit të brishtë”.

Gjithashtu javën e kaluar, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se hapi tjetër do të ishte shpallja e një “Bordi të paqes” dhe një grupi teknokratik palestinez për të menaxhuar qeverisjen e përditshme në Gaza, e ndjekur nga finalizimi i strukturës dhe mandatit të ISF-së.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika