Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit është ndalur sot në ora 12:00, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas vendimit të marrë më herët, numërimi do të rifillojë më 1 janar në ora 16:00, për shkak të pauzës së festave të fundvitit.
Sipas përditësimeve të fundit të KQZ-së, deri më 31 dhjetor, ora 12:30, janë procesuar 1,968 vendvotime nga gjithsej 2,557, apo rreth 76.97 për qind e tyre
Kandidatët më të votuar – LVV
Albin Kurti – 268,895 vota
Glauk Konjufca – 209,443 vota
Albulena Haxhiu – 110,065 vota
Hekuran Murati – 108,855 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 98,121 vota
Kandidatët më të votuar – PDK
Bedri Hamza – 123,023 vota
Arian Tahiri – 56,813 vota
Përparim Gruda – 52,735 vota
Uran Ismaili – 41,675 vota
Sala Jashari – 38,759 vota
Kandidatët më të votuar – LDK
Lumir Abdixhiku – 60,119 vota
Hykmete Bajrami – 37,886 vota
Ukë Rugova – 33,197 vota
Avdullah Hoti – 29,966 vota
Doarsa Kica-Xhelili – 29,307 vota
Kandidatët më të votuar – AAK
Ramush Haradinaj – 31,321 vota
Daut Haradinaj – 18,946 vota
Besnik Tahiri – 18,554 vota
Bekë Berisha – 13,646 vota
Agim Çeku – 12,635 vota
Nga KQZ është bërë e ditur se procesi i numërimit do të vazhdojë sipas planit të paraparë, ndërsa të dhënat po përditësohen në kohë reale në platformën zyrtare të rezultateve.
Rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar.